Presidenti amerikan, Donald Trump, a akuzuar paraardhësin e tij për përgjimin telefonit një muaj para se ai të marrë portin e presidentit.
Presidenti Trump në rrjetin social twitter ka shkruar: “E tmerrshme, sapo kuptova që Obama ka përgjuar telefonin tim dhe linjat në Trump Tower. Asgjë nuk ka gjetur”, transmeton portali arbresh.info.

Për kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë, ky është një skandal i ngjashëm me atë të “Watergate”. “Ky është Nixon/Watergate. Djalë i keq, apo i sëmurë?”, thotë Trump për Obamën.
Ai ka vazhduar duke thënë se gjykata e kishte refuzuar kërkesën për përgjim, megjithatë ai nuk ka dhënë detaje se cilit urdhër të gjykatës i referohet.
Raportet e mediave në javët e fundit kanë sygjeruar se FBI kishte urdhëruar monitorimin e anëtarëve të ekipit të Trump që dyshoheshin për kontrakte të parregullta me zyrtarët rusë.
Mediat shtojnë se urdhëri ishte refuzuar, megjithatë në tetor është miratuar.
Nuk ka pasur konfirmim zyrtar dhe nuk është e qartë nëse është duke vazhduar një hetim i plotë.
Përkundër akuzave të Trump, Barack Obama ende nuk ka dhënë asnjë koment./Arbresh.info
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës