Presidenti Donald Trump ka thënë se “nuk shqetësohet” nëse prodhuesit e makinave rrisin çmimet pasi tarifat e tij prej 25% për automjetet e prodhimit të huaj të hyjnë në fuqi.
Disa analistë kanë paralajmëruar se tarifat e importit të Trumpit mund të çojnë në mbylljen e përkohshme të disa prodhimeve të makinave në SHBA, shkruan BBC.
Por presidenti amerikan i tha NBC News të shtunën se ai shpresonte se prodhuesit e huaj të makinave do të rrisin çmimet pasi kjo do të thotë se “njerëzit do të blejnë makina të prodhuara në Amerikë”.
Të mërkurën, Trump njoftoi tarifat e reja prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që hyjnë në SHBA, që do të fillojnë më 2 prill. Tarifat për bizneset që importojnë automjete priten të hyjnë në fuqi më 3 prill dhe taksat për pjesët do të fillojnë në maj ose më vonë.
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...