Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se për momentin nuk priten zgjedhje të reja në Venezuelë, duke theksuar se një proces i tillë nuk mund të zhvillohet pa u stabilizuar më parë situata në vend.
Në një intervistë për NBC News, Trump theksoi se nuk sheh hapësirë për zgjedhje të reja brenda 30 ditëve të ardhshme. “Së pari duhet ta rregullojmë vendi. Nuk mund të mbahen zgjedhje në rrethana të tilla”, tha Trump.
Ndërkohë, qeveria e Venezuelës vazhdon ta konsiderojë Nicolás Maduron si presidentin legjitim, pavarësisht faktit se ai është arrestuar nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Kushtetutës së Venezuelës, në rast të mungesës së gjatë të presidentit, kompetencat kalojnë te zëvendëspresidenti, i cili është i obliguar të shpallë zgjedhje të reja brenda 30 ditëve. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse autoritetet aktuale në Venezuelë e konsiderojnë situatën e tanishme si “mungesë të gjatë” të presidentit, çka do ta aktivizonte këtë dispozitë kushtetuese.
Trump thotë se infrastruktura e naftës në Venezuelë mund të rindërtohet shpejt
Sipas presidentit të SHBA-së, Donald Trump, infrastruktura e naftës e Venezuelës mund të rindërtohet në më pak se 18 muaj me ndihmën e SHBA-së. Në një intervistën me NBC News, Trump tha se beson që rindërtimi i nevojshëm i infrastrukturës së lënë pas dore për nxjerrjen dhe transportin e naftës mund të bëhet edhe më shpejt. “Por do të kushtojë shumë para”, shtoi Trump.
Presidenti shpjegoi se kompanitë do të duhet të investojnë një “shumë të madhe” për të ruajtur dhe rritur prodhimin e naftës në vend. Për këtë tha se “ato do të kompensohen nga ne ose përmes të ardhurave”.
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...