Donald Trump njoftoi të enjten “ngrirjen” e tarifave për produktet meksikane të mbuluara nga marrëveshja tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) deri më 2 prill.
“Pasi fola me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën marrëveshjen USMCA”, tha Trump në Truth Social. “Kjo marrëveshje është e vlefshme deri më 2 prill.”, shtoi presidenti amerikan.
Trump tha se e mori këtë vendim për respekt të presidentes meksikane ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e tyre bashkëpunuese, duke thënë se ata po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të adresuar sigurinë kufitare, duke përfshirë ndalimin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të fentanilit.
USMCA është një marrëveshje tregtare me Meksikën dhe Kanadanë që mbuloi tregtinë me vlerë 1.8 trilion dollarë në vitin 2022, duke përfshirë makina, veshje dhe tekstile dhe produkte bujqësore. Marrëveshja u arrit nga Trump gjatë mandatit të tij të parë dhe hyri në fuqi në vitin 2020./abcnews.al
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...