Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka porositur se “të gjitha do të zgjidhen mirë ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë” dhe kur “të vijë koha” do të mbretërojë paqja e gjatë.
Ai këtë porosi e transmetoi përmes rrjetit Twitter, disa minuta pasi kishte publikuar se shpreson që “Kina do të zgjidhë çështjen e Koresë Veriore”.
“Nëse nuk do të mund ta bëjnë, atëherë këtë do ta bëjnë vetë SHBA-të me aleatët e saj”, ka thënë Trump.
Deklarata e Trump për “paqen afatgjatë” vjen pas “mikpritjes së ftohtë” së sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Moskë dhe seancës së mbrëmshme të KS të OKB-së, si dhe deklaratave të ashpra të zyrtarëve amerikanë dhe rusë për shkak të eskalimit të ri në krizën siriane, transmeton KosovaPress.
Rusia ka akuzuar SHBA-të për sulm në një shtet sovran, derisa amerikanët i dërguan ultimatum Kremlinit që të zgjedhin ndërmjet SHBA-ve me aleatë dhe Iranit, Hezbollahut dhe Assadit./Arbresh.info/
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...