Kryeministrja britanike, Theresa May është pajtuar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron, se bota duhet të përgjigjet për sulmin e dyshuar kimik në Siri.
Kryeministrja May, e cila ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me dy liderët, ka thënë se ajo është pajtuar me presidentin e SHBA-së dhe të Francës se raportimet për sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri janë “plotësisht të dënueshme”, duke shtuar se nëse vërtetohet se janë përdorur armë kimike, do të ishte një dëshmi e re për mizorinë e tmerrshme që tregon regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad.
“Ata janë pajtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet dhe të mbështesë ndalimin në mbarë botën të përdorimit të armëve kimike”, ka thënë zyra e kryeministres britanike, shkruan rel.
Më 7 prill, në Duma të Sirisë janë vrarë dhjetëra persona, në një sulm të dyshuar me gaz klori.
Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA shumë shpejt do të përgjigjet për këtë sulm, për të cilin e fajëson qeverinë e presidentit Assad. Damasku zyrtar ka mohuar se në sulmin në Duma janë përdorur substanca kimike.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...