Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur në Twitter se “po përgatitet një marrëveshje me Korenë e Veriut”, një ditë pasi pranoi të takohej me Kim Jong-un.
“Marrëveshja me Korenë e Veriut po përgatitet dhe, nëse arrihet, do të jetë një marrëveshje e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u caktuar”, shkroi Trump në rrjetin social.
Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur të takohet me liderin koreano-verior pa u këshilluar më parë me figurat kryesore të administratës së tij.
Diplomati kryesor amerikan, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u dha njoftimi. Të premten, ai u tha gazetarëve: “Është një vendim që Presidenti e ka marrë vetë”./TCH/
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit