Presidentit amerikan Donald Trump i është miratuar urdhër-ndalimi kundër aktores së filmave për të rritur, për ta ndaluar atë flasë publikisht për aferën e pretenduar.
Avokati personal i Trumpit mori urdhrin kundër Stormy Daniels në arbitrazhin privat muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info

Ky urdhër ia ndalon asaj të publikojë informacione konfidenciale për marrëdhënien e përfolur, raportojnë mediat amerikane.
Trump thotë se akuzat kundër tij janë të gjitha të rreme.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders u konfirmoi gazetarëve të mërkurën se presidenti kishte fituar procedurat e arbitrazhit kundër aktores, emri i të cilit është Stephanie Clifford.
“Ky rast tashmë është fituar në arbitrazh dhe asgjë përtej kësaj, unë do t’ju referoj tek avokati i jashtëm e presidentit”, tha ajo.
Detajet e urdhrit kufizues kanë dalë një ditë pasi znj. Clifford ngriti një padi kundër z. Trump, duke pretenduar se kontrata e nënshkruar për mos zbulim të detajeve ishte e pavlefshme.
Ajo tha se marrëveshja, e hartuar përpara zgjedhjeve të vitit 2016, ishte “e pavlefshme” sepse nuk e kishte nënshkruar atë.
Padia civile, e ngritur në Los Anxhelos të martën, thotë se vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve, Znj. Clifford dhe Z. Cohen nënshkruan një “marrëveshje të heshtjes”, por Trump nuk e bëri “duke e bërë ligjërisht të pavlefshme dhe pa asnjë pasojë”./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim