Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një procedurë për rinumërimin e votave në qarqet Milwaukee dhe Dane të Wisconsin-it, një nga shtetet kritike të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithëse kandidati demokrat Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vend më 3 nëntor, sipas rezultateve jozyrtare, Trump vazhdon të këmbëngulë se në zgjedhje ka pasur mashtrime dhe se ai është fituesi i vërtetë.
Trump pretendon se në Milwaukee dhe Dane ka pasur parregullsi të mëdha në votim. Trump gjithashtu ka paguar shumën prej 3 milionë dollarësh të kërkuar nga ky shtet për rinumërimin e votave.
Sipas rezultateve jozyrtare, Biden fitoi zgjedhjet në shtetin e Wisconsin-it me dhjetë delegatë, duke marrë 20.608 vota më shumë se Trump.
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...