Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka paraqitur një mocion duke kërkuar imunitet presidencial në çështjen e Xhorxhias, në të cilën akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Në dokumentacion, avokatët e Trump argumentojnë se ish presidenti amerikan duhet të mbrohet nga imuniteti presidencial sepse ai veproi në cilësinë e tij presidenciale kur kundërshtoi votat elektorale të Joe Biden.
”Të komunikosh me zyrtarët shtetërorë për administrimin e zgjedhjeve federale dhe të kërkosh që ata të kryejnë përgjegjësitë e tyre zyrtare në lidhje me zgjedhjet janë përgjegjësi presidenciale”, thanë avokatët e Trump.
”Nga viti 1979 deri në vitin 2023, asnjë president nuk është ndjekur penalisht për veprimet e kryera”, theksuan ata./abcnews.al
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...