Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai thotë se “nuk është i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtojë se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.
Trump thotë se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse Izraeli do të hidhte bomba mbi Iranin tani, duke i thënë Izraelit “sillni pilotët tuaj në shtëpi, tani”.
Ai shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.
Kujtojmë se Trump njoftoi të martën atë që e përshkroi si një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit të hënën.
Por ky armëpushim u shfaq në rrezik disa orë më vonë.
Izraeli të martën në mëngjes akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes dhe tha se do të “përgjigjej me forcë”.
Megjithatë, një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran i tha CNN se pas mesnatës se “deri më tani nuk është qëlluar asnjë raketë drejt armikut”.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...