Ministri i Jashtëm i Rusisë ka cilësuar diskutimet për një forcë paqeruajtëse që do të vepronte në Ukrainë pas një armëpushimi të mundshëm me Rusinë si “biseda bosh”.
Duke folur në Doha, Sergey Lavrov tha se kjo ide, e propozuar javët e fundit nga Britania dhe Franca, ka për qëllim të ushqejë më tej konfliktin dhe është një “mashtrim” që ka si synim lejen për Ukrainën të riarmatoset.
Ai tha se ky hap do ta tërhiqte Ukrainën në NATO dhe do të “shkatërronte plotësisht” të drejtat e rusishtfolësve në shtetin ukrainas, shkruan skynews.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se e ka pyetur personalisht homologun rus, Vladimir Putin për mundësinë e një force paqeruajtëse që do të vepronte në Ukrainë.
Lideri rus thuhet se ka thënë se “nuk kishte asnjë problem me këtë”, në një kundërshtim të mprehtë me mesazhin e Kremlinit në lidhje me këtë çështje.
Kur u pyet për komentet në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shprehu dyshim për deklaratën e Trumpit, duke iu referuar një deklarate të mëparshme që një lëvizje e tillë do të ishte “e papranueshme” për Moskën.
Ndryshe, Rusia dhe SHBA-ja kanë zhvilluar bisedimet e para për Ukrainën ndërsa një gjë të tillë do ta bëjnë edhe brenda muajit të ardhshëm.
FBoxK ngushëllon familjen Gashi: Lamtumirë Nazif Gashi
Qytetarët mirëpresin fushatën ‘’16 Ditë të Aktivizimit Kundë...
Zelensky i hapur për zgjedhje gjatë luftës nëse SHBA-ja dhe ...
Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...