Presidenti amerikan Donald Trump bëri një hap të ri të dielën drejt përmbushjes së zotimit të tij për të ngritur një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë për të penguar imigracionin e paligjshëm.
Ai e ka vënë këtë temë në krye të listës së çështjeve që po diskuton me ligjvënësit në përpjekjet për të shmangur mbylljen e qeverisë federale brenda javës së ardhshme.
Trump kërkon që në buxhetin federal për periudhën deri në fund të shtatorit, të përfshihet një fond fillestar për financimin e ndërtimit të murit. Por demokratët e opozitës e kundërshtojnë me forcë ndërtimin. Fondet për operimin e qeverisë federale shterojnë në mesnatë të premten e ardhshme, pra republikanët që kontrollojnë Kongresin dhe demokratët e pakicës kanë vetëm pesë ditë për të arritur një kompromis me Shtëpinë e Bardhë.
“Demokratët nuk duan që fonde nga buxheti të përdoren për murin, megjithëse ky mur do të ndalë futjen e drogës dhe pjesëtarëve të bandave të rrezikshme,” shkruante presidenti në një postim në Twitter.
Një pjesëtar i ekipit të zotit Trump thotë se presidenti kërkon që buxheti të reflektojë përparësitë e administratës së tij.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...