Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se beson se Moska do të tentojë të ndikojë në zgjedhjet e Kongresit, që do të mbahen në nëntor, në favor të demokratëve dhe jo në favor të bashkëpartiakëve të tij republikanë, edhe pse komuniteti i inteligjencës amerikane ka ardhur në përfundim se Rusia ka tentuar që t’i ndihmojë Trumpit që të fitojë zgjedhjet presidenciale.
“Jam shumë i shqetësuar se Rusia do të luftojë fuqishëm që të ketë ndikim në zgjedhjet e ardhshme. Bazuar në faktin se asnjë president nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë sesa unë, ata do të tentojnë të ndihmojnë demokratët. Ata definitivisht nuk e duan Trumpin”, ka shkruar në Twitter presidenti Trump.
Trump, megjithatë, nuk ka ofruar asnjë dëshmi për këto pretendime.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se Rusia po vazhdon të tentojë që të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe tashmë në cak ka zgjedhjet e Kongresit, që do të mbahen më 6 nëntor.
Partisë Demokrate i duhen edhe dy ulëse që të fitojnë shumicën në Senat dhe 23 ulëse të tjera, që të kenë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit