Presidenti Donald Trump zbuloi një informacion shumë të klasifikuar, për të ashtuquajturin Shteti Islamik, te ministri i jashtëm rus, thanë zyrtarë amerikanë për mediat.
Informacioni erdhi nga një partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk i kishte dhënë leje këtyre të fundit, për ta ndarë atë informacion me Rusainë.
Kjo ngjarje ndodhi gjatë takimit të Trump me Lavrov, javën e kaluar në zyrën Ovale, raporton Washington Post. Megjithatë, një zyrtar i lartë i sigurisë, ka thënë se raporti nuk është i vërtetë.
“Kjo histori është e rreme. Presidenti diskutoi vetëm kërcënimet e përbashkëta, me të cilat ballafaqohen të dy vendet”, tha Dina POëell, zëvendës këshilltare për sigurinë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar