Donald Trump nuk pranoi të thoshte nëse ai do të intervistohej nga Prokurori Special Robert Mueller në hetimin e çështjes ruse, duke përsëritur se nuk kishte “asnjë bashkëpunim” mes fushatës së ekipit të ti dhe Moskës në vitin 2016.
Hetimi nga prokurori special, e cili duhet të përcaktojë, ndër të tjera, nëse ka lidhje apo marrëdhënie midis Rusisë dhe anëtarëve të ekipit të fushatës së Donald Trump-it gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, ka çuar tashmë në disa aktakuza nga të afërmit e presidentit amerikan, transmeton arbresh.info
Ekipi i hetuesve të pavarur u tha avokatëve të Donald Trump-it se mund të kërkon një intervistë së shpejti, sipas shtypit amerikan. I pyetur për çështjen në një konferencë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin norvegjez Erna Solberg, miliarderi republikan filloi ti shmanget pyetjes.
“Ne do të shohim se çfarë ndodh, por nëse nuk kanë gjetur ndonjë bashkëpunim dhe askush nuk ka gjetur bashkëpunim në asnjë nivel, duket e pamundur që të ketë edhe një intervistë”, tha ai.
“Ka bashkëpunim”, tha biznesmeni, “por është midis demokratëve dhe rusëve, shumë më tepër sesa ndërmjet republikanëve dhe rusëve.
Hetimet deri më tani kanë çuar kryesisht në aktakuzën e ish-drejtorit të fushatës Trump-it Paul Manafort dhe premtimin e Michael Flynn, një ish këshilltar i sigurimit kombëtar, për të bashkëpunuar me prokurorin Mueller.
“Unë kam qenë në pushtet për 11 muaj tani. Për 11 muaj, ata po fluturojnë me këtë re të errët mbi këtë administratë”, u ankua Donald Trump të enjten. “Dhe kjo dëmton qeverinë tonë.” / Arbresh.info
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...