
President Donald Trump pauses as he speaks to reporters after a security briefing at Trump National Golf Club in Bedminster, N.J., Thursday, Aug. 10, 2017. (AP Photo/Evan Vucci)
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dje u përpoq të justifikonte sulmin e SHBA-së ndaj një anijeje venezueliane duke thënë se 300 milionë njerëz, me sa duket duke iu referuar amerikanëve, vdiqën nga droga vitin e kaluar.
Më parë këtë muaj, le të kujtojmë, Trump urdhëroi ushtrinë të shkatërronte një anije venezueliane të dyshuar për transportimin e drogës në SHBA, duke vrarë 11 persona.
Arrestohet një person për krime lufte, dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Gjilan
Ky veprim shkaktoi kritika nga të dyja anët e spektrit politik.
“Mendoj se ndoshta kishim informacion të saktë, kapëm të këqijtë, por… nuk është politika jonë të hedhim në erë njerëz”, tha senatori republikan Rand Paul pas sulmit, sipas HuffPost.
Trump u pyet dje në lidhje me pretendimet se sulmi ishte i paligjshëm.
“Ajo që është e paligjshme është droga që ishte në anije, droga që po transportohet në vendin tonë dhe fakti që 300 milionë njerëz vdiqën vitin e kaluar nga droga – kjo është ajo që është e paligjshme”, tha Trump.
Ndryshe, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 75,000 njerëz vdiqën nga mbidoza e drogës vitin e kaluar.
Kjo është një rënie krahasuar me vitet e kaluara; më shumë se 110,000 njerëz vdiqën në vitin 2023.
Në nivel global, rreth 600,000 njerëz vdesin çdo vit nga përdorimi i drogës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që është vetëm 0.2% e shifrës që përmendi Trump. /Telegrafi/
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...