Presidenti në largim Donald Trump ka falur ish këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili po përballet me akuzat për mashtrim.
Njoftimi vjen vetëm disa orë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, transmeton portali arbresh.info
Trump gjithashtu amnistoi 140 persona të tjerë në orët e fundit në pushtet.
Një falje është bërë e ditur edhe për reperin Lil Wayne dhe shkurtim të dënimit për reperin Kodak Black dhe ish kryebashkiakun e Detroitit Këame Kilpatrick.
Në total, 73 individë kanë marrë falje dhe 70 të tjerë iu është ulur dënimi, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Bannon, i cili ishte një strategjist kyç dhe këshilltar i presidentit Trump gjatë fushatës së tij të 2016-ës, u akuzua në gusht të vitit të shkaur për mashtrim për shkak të fushatës për të marrë fonde për të ndërtuar murin në kufirin SHBA-Meksikë./arbresh.info/
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...