Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar administratën e paraardhësit të tij Barack Obama për hakimin rus që e ndihmuan atë të fitojë zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
“Pse nuk bënë diçka në lidhje me këtë?” tha ai, duke shtuar që Obama ishte i njoftuar për këtë para votimeve, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ndjek presionin ndaj z. Trump për të anuluar bisedimet e së hënës me Vladimir Putin të Rusisë pas akuzës së 12 rusëve të premten.
Rusia mohon pretendimet për ndërhyrje kibernetike.
Trump do të takohet me Putinin në kryeqytetin finlandez Helsinki.
Rusia ka njoftuar se është në pritje të takimit.
“Ne e konsiderojmë Trump një partner negociator,” tha këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov. “Gjendja e marrëdhënieve dypalëshe është shumë e keqe. Ne duhet të fillojmë t’i rregullojmë ato”.
Megjithatë, akuzat për hakimin kanë shkaktuar një luftë të ndezur midis Uashingtonit dhe Moskës.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve Rod Rosenstein këmbënguli që “qëllimi i komplotuesve ishte që të ketë një ndikim në zgjedhje”.
Por ministria e jashtme e Rusisë tha se pretendimet ishin një “grumbull skemash konspiracionesh” që synonin të “dëmtojnë atmosferën” përpara takimit të së hënës./Arbresh.info/
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...