Presidenti amerikan ka përsëritur kërkesën e tij për kontrollin e ishullit danez.
Duke folur me gazetarët në Florida pak kohë më parë para se të fluturonte për në Uashington DC, Trump tha se Danimarka “nuk mund ta mbrojë atë”.
“Ne duhet ta kemi… Ata nuk mund ta mbrojnë atë, Danimarka”, ka thënë Trump, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se Grenlanda do të jetë një temë diskutimi me udhëheqësit evropianë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë.
Ai do të shkojë atje me një delegacion të madh amerikan.
Presidenti amerikan zbuloi se ka pasur një “bisedë telefonike shumë të mirë” me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në lidhje me Grenlandën dhe ka rënë dakord të takohet me “palë të ndryshme” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, këtë javë.
“Grenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore”, vazhdoi Trump në postimin e tij. “Nuk ka kthim pas – Për këtë, të gjithë janë dakord!”. /Telegrafi/
Kapën me bidonë nafte të vjedhur, tre të arrestuar në Prisht...
SHBA publikon pamje të anijes iraniane të sekuestruar
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...