Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish pas shpalljes së hetimit ndaj tij për sulmin në Capitol Hill më 6 janar 2021. Ai thotë se drejtësia e sulmon për shkak se ka avantazh ndaj Joe Biden.
“Sa herë që sondazhet më japin një avantazh ndaj Joe Biden, drejtësia më sulmon. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara,” tha ai gjatë një takimi me mbështetësit në Iowa. “Ne duhet ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe. Zgjedhjet presidenciale të 2024 do të jenë më të rëndësishmet nga të gjitha,” shtoi ai.
Trump nuk kurseu edhe sulmin personal ndaj presidentit aktual amerikan. Joe Biden “nuk është në gjendje të vendosë dy fjalë radhazi”, tha Trump duke kritikuar gjithashtu djalin e demokratit dhe Departamentin e Drejtësisë se “thjesht i dhanë një gjobë për krimet që kreu”.
Manjati akuzoi gjithashtu presidentin amerikan se “kishte mbajtur shumë dokumente të klasifikuara kur ishte nënpresident dhe senator. Por askush nuk flet për këtë, ata flasin vetëm për Trump”./abcnews.al
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...