Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të largojë nga Washingtoni trupat e Gardës Kombëtare në protestat që po mbahen atje pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd.
Këtë e bëri të ditur Trump me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.
Protestat u mbajtën në shumë shteteve të Amerikës, por tani kanë filluar të jenë më të qeta se sa në ditët e kaluar ku kishte persona të lënduar dhe objekte të shkatërruara dhe të përfshira nga flakët, transmeton Klan Kosova.
Floyd ka ndërruar jetë më 25 maj pasi ishte arrestuar nga policia amerikane, ai para se të ndërronte jetë në një video të publikuar në rrjete sociale dëgjohej duke i thënë policisë që nuk mundej të merrte frymë.
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi