Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të kursente Bashkimin Europian nga tarifat e çelikut dhe aluminit nëse blloku i ndalon barrierat e veta tregtare ndaj produkteve amerikane.
Taksat prej 25 përqind në çelikun e importuar dhe 10 përqind në alumin kanë goditur BE-në, së bashku me partnerë të tjerë të mëdhenj përfshirë Japoninë, transmeton portali arbresh.info
“Bashkimi Europian, vendet e mrekullueshme që e trajtojnë SHBA-në shumë keq në tregti , po ankohen për tarifat për çelikun dhe alumiminin. Nëse ata kërkojnë që ne t’ua heqim tarifat, atëherë edhe ata duhet të heqin tonat”, shkroi Trump në mediat sociale.
Brukseli ka dënuar ashpër vendimin e Uashingtonit, duke lajëmruar se ata nuk do të rrinë duarkryq./arbresh.info/
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...