Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë reagimin e parë lidhur me hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.
Trump ka pyetur se çfarë po ndodhë me shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë, teksa ka shkruar “Ja ku fillojmë”.
“Çfarë po ndodh me shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë? Ja ku fillojmë!”, thuhet në postimin e Trump në rrjetin social “Truth Social”.
Trump pritet të flaës në telefon sot me homologun e tij polak, Karol Naërocki.
Nuk është e qartë se në çfarë ore do të zhvillohet ky bisedim – i cili vjen vetëm një javë pasi Naërocki ishte në Shtëpinë e Bardhë.
BBC raporton se në orën 16:30 BST/11:30 ET, Trump pritet të marrë informimin e tij të inteligjencës, një ngjarje shumë e ndjeshme që zhvillohet prapa dyerve të mbyllura. Sot, ky informim pothuajse me siguri do të përfshijë diskutime të gjera mbi zhvillimet e fundit në Poloni dhe Katar.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime