Dy zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjen nga Ministria e Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës si pjesë e një largimi të gjerë të zyrtarëve të lartë nga qeveria.
Këto lëvizje sipas tyre janë të lidhura me atë që ata e quajnë një goditje ndaj korrupsionit nga Presidenti Volodymyr Zelensky.
Vyacheslav Negoda dhe Ivan Lukerya të dy konfirmuan lëvizjet në faqet e tyre në Facebook.
Kujtojmë se, gjatë ditës së sotme Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Oleksiy Symonenko, u shkarkua nga posti i tij.
Deklarata që njoftonte largimin e tij nuk jepte asnjë arsye për vendimin, por tha se kishte qenë “sipas dëshirës së tij”./A2
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...