Një djalë i vogël mund të mbetet pa shputën e njërës këmbë, pasi gishtat dhe pjesa e madhe e shputës i janë dëmtuar rëndë, pasi i është bllokuar në shkallët elektrike në një qendër tregtare në Kinë.
Trevjeçari po zbriste shkallëve elektrike kur shputa e këmbës së majtë i ngeci në një hapësirë të kësaj makine lëvizëse, dhe e gjithë ngjarja e tmerrshme ka ndodhur para syve të nënës së tij, transmeton Daily Mail
Mjekët në spital kanë thënë se gjendja e shëndetësore e vogëlushit nuk është e mirë, pasi rrezikon t’i amputohet shputa e këmbës që është dëmtuar shumë nga shtypja në shkallët elektrike.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një qendër tregtare në qytetin kinez Tianjin, kurse vogëlushi i identifikuar si Mao Mao ishte i shoqëruar me nënën dhe motrën e madhe.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur treshja po zbrisnin, kur papritmas vogëlushit i ngec këmba në shkallë duke detyruar nënën dhe kalimtarët e rastit të bëjnë të pamundurën që t’i ndalin shkallët, dhe ta shpëtojnë nga më e keqja djaloshin.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...