Një tren në Kinën jugore doli nga shinat. Një konduktor u vra dhe 8 persona u plagosën, raporton CNN.
Treni doli nga shinat në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale, pasi goditi mbeturinat e rrëshqitjes së dheut që ishin në shina teksa iu afrua qarkut Rongjiang në provincën Guizhou, transmeton portal arbresh.info
Kondukteri vdiq në spital dhe një punonjës dhe shtatë pasagjerë u plagosën. 136 pasagjerët e mbetur u evakuuan dhe hetimi është duke u zhvilluar.
Rrjeti i trenave me shpejtësi të lartë të Kinës përfshin 37,900 kilometra rrugë. Asnjë aksident i madh hekurudhor nuk është raportuar që nga viti 2011./arbresh.info/
#BREAKING One person was killed, and eight others were injured in a #D2809 high-speed train accident on Saturday in #Rongjiang County, southwest China's Guizhou Province. pic.twitter.com/ipUx2GQREC
— Ifeng News (@IFENG__official) June 4, 2022
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media