Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në veri të Kajros të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit.
Treni u përplas në një platformë të stacionit të trenit në qytetin e Qalyub, tha Ministria e Transportit në një deklaratë.
Rreth 20 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.
Kamel El-Vazir, ministri egjiptian i transportit, ka urdhëruar që të formohet një komitet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat dhe për të identifikuar përgjegjësit./euronews
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026