Një vagon udhëtarësh ka rënë mbi një autostradë në Uashington dhe ka raportime për viktima.
Treni Amtrak ra nga një mbikalim, duke zbritur në autostradën I-5 jashtë Seattle, transmeton portali arbresh.info. Të gjitha linjat e trafikut janë mbyllur.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e të vdekurve. Por dëshmitarët thonë se disa njerëz janë lënduar.

Stacionet e lajmeve lokale raportojnë se kjo ishte vizita inauguruese e linjës së re hekurudhore me shpejtësi të lartë.
Para përplasjes, ai po udhëtonte në më shumë se 80 km / h (130 km / h), me së paku 75 vetë në bord.

Është e paqartë nëse ka rënë mbi ndonjë nga makina më poshtë, por CNN raporton se disa makina janë shtypur poshtë trenit.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet në lidhje me rastin./Arbresh.info/
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së