Një tregtar ari nga Turqia ka theksuar para një gjykate federale të Nju Jorkut se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka autorizuar një transaksion për të ndihmuar Iranin të shmangë sanksionet e SHBA-së.
Reza Zarrab është duke bashkëpunuar me prokurorët e SHBA-së në gjyqin penal të një ekzekutivi të bankës turke që ka ndihmuar për pastrimin e parave për Iranin. Në kohën kur spekulohen këto dëshmi, Erdogan ishte kryeministër i Turqisë, shkruan CNN Turk, transmeton portali arbresh.info
Zarrab tha se mësoi nga Zafer Caglayan, i cili ishte ministri i ekonomisë i Turqisë, se Erdogan dhe ministri i atëhershëm i thesarit Ali Babacan kishin nënshkruar për transaksionin.
Për herë të parë ai deklaroi se Ziraat Bank dhe VakifBank të Turqisë ishin të përfshirë në skemë. Ziraat mohoi pretendimin, ndërsa VakifBank nuk ka dhënë asnjë koment.
Gjatë dy ditëve të dëshmisë, Zarrab u tha jurive se ai ndihmoi Iranin të përdorë fondet e depozituara në Halkbank për të blerë arin, e cila u kontrabandua në Dubai dhe u shit për para./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...