Shumica e evropianëve e mbështesin pranimin e refugjatëve, edhe tre vjet pas krizës me ta në kontinent, thuhet në një anketë që ka realizuar Qendra Amerikane e Kërkimeve Pew.
Në kohën kur zemërimi për migrimin ka rritur euro-skepticizmin dhe partitë anti-migrante në gjithë Evropën, anketa, e realizuar në periudhën maj-korrik të këtij viti, tregon se mbi 80% e të rriturve në Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Suedi e favorizojnë pranimin e refugjatëve që ikin nga dhuna dhe lufta.
Mbi 70% mbështetje ka në Francë dhe Britani të Madhe.
Edhe në Greqi dhe Itali, dy pikat kryesore hyrëse për migrantët që synojnë Evropën, sondazhi tregon se shumica e të anketuarve e favorizojnë pranimin e refugjatëve.
Vendi evropian me mbështetjen më të vogël për migrantë është Hungaria, me 32%, dhe Polonia me 49%, thuhet në anketën e qendrës Pew.
Në vitin 2015, në Evropë kanë hyrë mbi një milion migrantë, kryesisht të ikur nga konfliktet dhe dhuna në Lindjen e Mesme./rel/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen