Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë këtë të hënë një vizitë në Ukrainë.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërritën në Kiev më 24 shkurt në përvjetorin e tretë të luftës në shkallë të gjerë të Rusisë kundër Ukrainës.
“Ne jemi sot në Kiev sepse Ukraina është Evropë. Në këtë betejë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që rrezikohet. (Në rrezik) është fati i Evropës,” tha Leyen në një postim në mediat sociale, i cili u shoqërua me një video që tregon mbërritjen e saj me tren në Kiev së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.
Vizita e tyre vjen në një kohë kritike për Ukrainën, pas “përplasjeve” me SHBA. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu rezerva për mungesën e Kievit në bisedimet SHBA-Rusi në Riad dhe tha se presidenti amerikan “po jeton në një flluskë dezinformimi”.
Trump iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si një “diktator” që nuk pranon që të mbahen zgjedhje në Ukrainë./abcnews.al
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK