Një shofer voziti veturën e tij nëpër tarracën e një kafeneje në qytetin e Parisit, nikoqirit të Lojërave Verore Olimpike. Tre persona janë plagosur rëndë, thanë zyrtarët për AFP-në, pa treguar për motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Një burim në polici, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se shoferi është larguar nga vendngjarja në veri të Parisit, ndërkaq një pasagjer në makinën e tij është ndaluar nga autoritetet.
Një burim tjetër tha për AFP-në se pasagjeri i ndaluar ka rezultuar pozitiv në konsumimin e alkoolit dhe drogës.
Incidenti ndodhi dhjetë ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Në vendngjarje është parë një numër i madh i zyrtarëve policor. Ngjarja ndodhi në terracën e Le Ramus, që gjendet në afërsi të varrezave Pere Lachaise, ku janë të varrosur figura të njohura sikurse Edith Piaf, Oscar Wilde dhe Jim Morrison./rel/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...