Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një shofer kamioni në gjendje të dehur përplasi disa automjete në Gjermaninë jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia thotë se kamioni goditi një makinë tjetër pasi injoroi një dritë të kuqe në semafor në Fürth, pak larg Nurembergut të martën në mbrëmje, përpara se të përplasej me disa makina të parkuara.
Tre persona u plagosën lehtë, ndërsa të paktën 31 makina u dëmtuan, thonë autoritetet.

Përplasjet kanë bërë që disa makina, fasada e një shtëpie dhe vetë kamioni të përfshihen nga flakët ndërkohë që banorët e shtëpisë janë evakuuar.
Në vendngjarje u arrestua drejtuesi i mjetit, një 50-vjeçar pa banim të përhershëm në Gjermani.
Një test frymëmarrjeje tregoi se ai ishte disa herë mbi kufirin ligjor të alkoolit për të pasur të drejtë të voziste, tha policia.
Kamionisti, drejtuesi i makinës me të cilën është përplasur në semafor të kuq dhe një kalimtar kanë mbetur të plagosur lehtë.
“Kur shikoni gjatësinë e vendit të përplasjes dhe numrin e automjeteve të përfshira, gjatësinë e trotuarit, është me të vërtetë fat që nuk ka pasur këmbësorë të prekur apo lënduar rëndë”, tha Christian Rieck, një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve Fürth. /
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...