Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë fillore në Finlandë të martën, njoftoi Policia finlandeze.
I dyshuari, një i mitur po ashtu, u arrestua nga policia.
Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.
Kjo shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri të e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.
“Rreziku i menjëhershëm ka përfunduar”, tha kryetari i shkollës “Viertola”, Sari Laasila për Reuters, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit./Radio Evropa e Lirë/
KFOR nderon kontingjentin grek në Kosovë, zhvillohet ceremon...
Gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë
Franca parandalon atentat të mundshëm në Paris, arrestohen t...
Skandaloze/ Televizioni i afërt me Mickoskin nuk i njeh kufi...
EKSKLUZIVE/Disa ditë pas rrëmbimit, gjendet vetura e serbit ...
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës mbyllet me rezultate pozitive