Tre astronautët e misionit Shenzhou-13 u kthyen në Tokë, pas gjashtë muajsh në stacionin hapësinor kinez, duke thyer kështu rekordin e qëndrimit në hapësirë për Kinën, sipas televizionit publik CCTV.
Kjo është një tjetër arritje historike në programin hapësinor të Kinës, i cili synon të kapërcejë hendekun me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Rusinë.
Duke numëruar 183 ditë në hapësirë, ekuipazhi Shenzou-13 theu rekordin e mëparshëm kombëtar prej 92 ditësh të realizuar në vitin 2021 nga misioni i mëparshëm hapësinor i drejtuar nga Shenzhou-12.
Ekuipazhi prej tre anëtarësh përbëhet nga piloti 55-vjeçar Zai Zingang, 42-vjeçari Ëang Yaping dhe 41-vjeçari Yi Guangfu.
Analizimi i ekzaminimeve mjekësore që do të kryhen nga astronautët Shenzhou-13 do t’i lejojë ekspertët kinezë të mësojnë më shumë rreth ndikimit të mungesës së zgjatur të gravitetit në trupin e njeriut.
Gjatë misionit gjashtëmujor, ekuipazhi u dha dy mësime online studentëve kinezë, kreu eksperimente, përmirësoi aftësitë personale dhe vazhdoi punën e ndërtimit të stacionit hapësinor kinez. Stacioni hapësinor kinez, i njohur si Tiangong (Pallati Qiellor) pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2022./abcnews.al/
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...