Mbi 60 mijë njerëz protestuan në qytetet kryesore të Greqisë kundër autoriteteve për menaxhimin e keq të sistemit të transportit.
Zemërata e tyre u furnizua kryesisht nga tragjedia e 28 shkurtit, kur në Larisa u përplasën dy trena duke u marrë jetën 57 personave.
Protestuesve u janë bashkuar dhe punonjësit në greva, që thonë se fajin e kanë vitet e neglizhencës, investimeve të pamjaftueshme dhe personelit të pamjaftueshëm – një trashëgimi e krizës së borxhit dhjetëvjeçar të Greqisë.
Në Athinë nuk munguan dhe momentet e tensionit, me protestuesit që lëshuan bomba molotov në drejtim të forcave të rendit, përballë godinës së parlamentit.
Policët reaguan duke lëshuar gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.
28 manifestues janë ndaluar, 7 prej të cilëve janë arrestuar.
Kjo ishte vala e protestave më e madhe ndonjëherë që kabineti i kryeministrit Kyriakos MItsotakis është përballur që prej zgjedhjes në vitin 2019.
Qeveria konservatore, e cila kishte planifikuar të shpallte zgjedhjet parlamentare në javët e ardhshme, premtoi të mërkurën se do të rregullonte sistemin problematik hekurudhor./A2CNN
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...