Tragjedi në zonën detare Oinousses në Greqi. Një fëmije katër vjeç dhe një foshnje u gjetën të vdekur pasi një anije me emigrantë u përmbys, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e së premtes.
Në këtë zonë ka nisur një operacion i madh nga Korpusi i Portit dhe Frontex për të identifikuar edhe katër të tjerë në bord.
Deri tani janë shpëtuar 12 persona, përfshirë pesë burra, tre gra, tre fëmijë të vegjël nën 6 vjeç dhe një 12-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, gjithsej 18 persona ishin në bordin e anijes me migrantë.
Oficerët nga Rojet Bregdetare dhe Frontex, një helikopter aviacioni ushtarak dhe një aeroplan Frontex, të përfshirë në hetimet e shpëtimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.


Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...