Një 13-vjeçare ka humbur jetën këtë premte në një shkollë në Pire të Greqisë.
E mitura, sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se u mbyt me ushqim gjatë pushimit të drekës. Bazuar në raportimet e madiave në Greqi, fëmija pësoi një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.
Edhe pas tentativave të mjekëve të cilët i dhanë ndihmën e parë në shkollë, vajza nuk arriti t’i mbijetonte incidentit tragjik.
Menjëherë u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital.
Pas mbërritjes në spital e mitura ka pësuar edhe arrest kardiak ku dhe ka vdekur. Drejtori dhe një mësues i shkollës u arrestuan ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e saktë të vdekjes së 13-vjeçares. /euronews.al
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...