Javën e kaluar, një burrë nga Singapori u dënua me vdekje për trafikim droge, përmes një videokonference në aplikacionin “Zoom”, pasi gjykatat e vendit zhvillojnë të tilla seanca nga distanca për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
Është vetëm një nga dy rastet e njohura ku dënimi kapital është dhënë nëpërmjet video-konferencave.
Punithan Genasan, një burrë 37-vjeçar nga Malajzia, u dënua me vdekje për rolin e tij në shitjen e heroinës në vitin 2011, sipas Gjykatës Supreme të Singaporit.
Përfaqësuesit ligjorë të Genasan konfirmuan për CNN se dënimi ishte dhënë me anë të një telefonate Zoom.
“Në përputhje me masat për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, gjykatat kanë zhvilluar seanca dëgjimore, duke përfshirë dëgjime për çështje penale nga distanca,” tha një zëdhënës i Gjykatës Supreme.”
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X