Stuhitë dhe tornadot e frikshme kanë goditur Italinë ditët e fundit – duke marrë të paktën një jetë dhe duke lënë një valë shkatërrimi përgjatë bregdetit jugor të vendit.
Tornado detare – besohet të kenë goditur dje superjahtin Bayesian më flamur britanik – teksa ishte ankoruar në Sicili, transmeton Telegrafi.
Kjo anije u thye ku si pasojë u fundos e autoritetet kanë filluar kërkimet e gjashtë pasagjerëve të zhdukur që ishin në bord, përfshirë britanikun Mike Lynch që ishte pronar i jahtit 40 milionë dollarësh.
Në po të njëjtën ditë kur ndodhi tragjedia, videot e tornadove ujore duke fluturuar mbi Mesdhe janë shpërndarë nga pushuesit në jug të Italisë.
Turistët në plazhe dhe resorte luksoze ishin dëshmitarë të një moti të ligë këto ditë, ku shiheshin plazhet dhe qendrat e qyteteve duke u goditur nga erërat e forta.
Stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë bërë që të bien dukshëm temperaturat.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...