Të paktën 12 persona që prisnin të hipnin në një aeroplan në Turqi u lënduan pasi një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të konsiderueshme tek dy aeroplanë dhe rrëzoi disa autobusë.
Udhëtarët që prisnin të hipin në aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Antalias, filmuan pamjet e stuhisë së fuqishme të shtunën, që shkaktoi rrëzimin e avionëve.
Një Airbus A321-231 dhe një Boeing 737-MAX8 u dëmtuan pas stuhisë së fuqishme.
Përveç kësaj, u dëmtuan edhe dy autobusë, dy minibusë, 2 ashensorë në aeroplan dhe një helikopter policie.
Të paktën 12 pasagjerë u lënduan sipas guvernatorit të provincës së Antalias, Munir Karaloglu, megjithatë aeroporti ka mbetur i hapur për trafikun ajror.
“Një uragan ka kaluar përmes aeroportit dhe u kthye mbi një autobus që po transferonte udhëtarët në një aeroplan. Si rezultat, 12 persona u lënduan”, i tha Karaloglu transmetuesit turk NTV.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar