Uashingtoni ka këshilluar stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata e saj pranë qytetit jugor turk të Adanas, pranë një baze kyçe të NATO-s.
Ata urdhëruan qytetarët amerikanë të largohen nga “Turqia Juglindore”, thotë ambasada amerikane në Ankara.
“Më 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit jo-emergjentë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë amerikane të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë”, tha ajo në X, duke iu referuar një këshille udhëtimi që thoshte: “Amerikanët në Turqinë Juglindore inkurajohen fuqimisht të largohen tani”.
Ndryshe gjatë javës së kaluar një raketë balistike iraniane u fut në hapësirën ajrore turke, duke aktivizuar NATO-n që të reagojë dhe ta rrëzojë raketën.
Ishte mbrojtja kundërajrore që u aktivizua dhe e rrëzoi raketën iraniane para se të shkaktonte ndonjë dëm serioz. Ndërkaq edhe sot një raketë e tillë u rrëzua në Turqi, pasi radarët e detektuan duke u futur në hapësirën e saj ajrore.
Bëhet fjalë pra për të njëjtin lloj të raketës e cila u shkrep nga Irani, pavarësisht se në rastin e parë Teherani pati deklaruar se nuk kishte shënjestruar Turqinë.
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...