Aplikacioni Tik-Tok thotë se po pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin e tij video në Rusi, ndërkohë që shqyrton implikimin e sigurisë të një ligji të ri që kërcënon të burgos këdo që autoritetet mendojnë se kanë përhapur lajme “të rreme” për forcat e armatosura. Platforma thotë se shërbimi i saj i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet.
“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojmë plotësisht shërbimet tona me sigurinë si përparësinë tonë kryesore,” thotë kompania.
Një numër i organizatave ndërkombëtare të medias kanë pezulluar punën e tyre në Rusi, duke përmendur shqetësimet mbi sigurinë e punëtorëve të tyre me ligjin e ri. Ato përfshijnë BBC, Bloomberg Neës, CBC të Kanadasë, transmetuesit publikë gjermanë ARD dhe ZDF dhe Rai të Italisë, ndër të tjera. Ndërkohë qeveria ruse ka bllokuar Facebook. /abcnews.al
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...