Thyhet akulli: Uilliam dhe Harry flasin pas varrimit të gjyshit

23:17 | 17 Prill 2021

Duka i Kembrixhit dhe Duka i Sussex-it u panë duke biseduar së bashku kur u larguan nga varrimi i gjyshit të tyre, Duka i Edinburgut.

Ata kanë folur bashkë përderisa po largoheshin nga Kisha e Shën Gjergjit në Uindsor, në shoqërinë e Dukeshës së Kembrixhit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Ky është takimi i parë publik i Prince Harry që kur u tërhoq nga detyrat mbretërore para një viti.

Muajin e kaluar, Princi Harry la të kuptohet për vështirësitë e vazhdueshme midis tij dhe Princit Uilliam.

Në një intervistë me Oprah, ai tha se të dy ishin në “rrugë të ndryshme” dhe se “marrëdhënia” e tyre nuk ishte aspak e mirë.

Të Shtunën, princat ecën me kushëririn e tyre Peter Phillips midis tyre, ndërsa ata ecnin pas arkivolit të gjyshit të tyre në udhëtimin e tij të shkurtër për në kishë.

Para 24 vjetësh të dy vëllezërit kishin bërë ecje të ngjajshme gjatë ceremonisë së varrimit të nënës së tyre, Princesha Diana.

Në varrim të Prince Philip kanë marrë pjesë vetëm 30 persona, të cilët kanë mbajtur maska në fytyrë dhe kanë qëndruar në distancë për shkak të masave anti-Covid.

Gruaja e Princit Harry, Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, nuk mori pjesë në varrim me këshillën e mjekut të saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara