Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite i ka quajur kërkesat e Katarit për ndërkombëtarizim të pelegrinazhit të haxhit, një deklaratë për luftë.
Adela al-Jubeir për televizionin Al Arabyia ka thënë se ‘kërkesat e Katarit për ndërkombëtarizimin e vendeve të shenjta janë agresive dhe një deklaratë e hapur për luftë’, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë sipas Reuters mbetet ende e paqartë nëse Katari ka bërë një kërkesë të tillë.
“Ne rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur kujdo që punon drejt ndërkombëtarizmit të vendeve të shenjta”, ka shtuar ai.
Komentet e Ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite nuk janë komentuar nga Katari.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini kanë lëshuar më parë një listë me 13 kërkesa për Katarin, ku përfshihet kufizimi i mbështetjes së saj për Vëllazërinë Myslimane, mbylljen e kanalit Al Jazeera me bazë në Doha, mbylljen e një baze ushtarake turke dhe prishjen e marrëdhënieve me Iranin.
Ministrat e Jashtëm të katër vendeve kanë deklaruar se janë të hapur për dialog me Katarin, nëse ai tregon gatishmëri për të plotësuar kërkesat e tyre./Arbresh.info
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë