Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, u ka bërë thirrje njerëzve të pasur që të dhurojnë para për të shpërtuar rreth 30 milionë njerëz që mund të vdesin nga uria.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 270 milionë njerëz janë në prag të urisë, transmeton portal arbresh.info
“Duhen rreth 4.1 miliardë euro në vit për të ushqyer 30 milion njerëz që do të vdesin pa ndihmën e Programit Botëror të Ushqimit”, tha Beasley.
Ai vuri në dukje se ka rreth 2,000 miliarderë në botë, pasuria e të cilëve vlerësohet në rreth 6.8 miliardë euro dhe se disa prej tyre fituan miliarda gjatë pandemisë, raporton Reuters.
Beasley tha se ai nuk është kundër njerëzve që krijojnë dhe shtojnë pasurinë e tyre, por ai theksoi se njerëzimi po përballet me krizën më të madhe që askush prej nesh nuk e ka parë deri më tani./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...