Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe pesë vende të Bashkimit Evropian (BE) anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), kanë thirrur një mbledhje të këshillit pas marrjes së pushtetit në Sudan nga ana e ushtrisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori i Britanisë në OKB, Jonathan Allen, bëri të ditur se mbledhja është thirrur nga SHBA, Franca, Britania, Polonia, Gjermania dhe Belgjika.
KS-OKB do të mblidhet nesër për të diskutuar puçin ushtarak në Sudan dhe zhvillimet e fundit.
Ndërkohë, Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, tha në një deklaratë se shefi i OKB-së Antonio Guterres është duke i ndjekur zhvillimet në Sudan dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të jenë të përmbajtura.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Sudanit Awad bin Auf sot njoftoi marrjen e kontrollit mbi pushtetin nga ana e ushtrisë dhe nisjen e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit.
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...