Një 42-vjeçare britanike njoftoi se kishte kancer dhe kërkoi para nëpër rrjetet sociale për kurimin e saj, ndërkohë që ishte shëndoshë e mirë dhe 50 mijë eurot e dhuruara nga personat bujarë, i shpenzoi me pushime të shtrenjta, bileta ndeshjesh futbolli dhe baste.
Nicole Elkabbass krijoi një faqe “GoFundMe”, ku shpjegonte se vuante nga kanceri në vezore, duke postuar edhe një foto ku dukej e shtrirë në një shtrat spitali. Në gjykatë u tregua se fotoja ishte bërë pas një operacioni të saj për heqjen e fshikëzës së tëmthit.
Prokurori tha: “Faqja e saj ishte e gjitha gënjeshtër. Nuk i përdori paratë që i dhuruan njerëzit për trajtimin e kancerit. Paratë shkuan për disa gjëra: baste, udhëtime, bileta ndeshjes të Tottenham Hotspurs”.
Gruaja nga Kent akuzohet për mashtrim, ndërsa gjyqi ndaj saj vijon.

A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim