Uragani Grace goditi Meksikën lindore me shi të rrëmbyeshëm të shtunën, duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut nga të cilat vdiçën të paktën tetë persona.
Sipas autoriteteve ky uragan u bë një nga stuhitë më të fuqishme në vite që goditi bregdetin e gjirit të vendit. Qeveria njoftoi se tetë persona vdiçën, përfshirë gjashtë nga një familje. Të gjithë viktimat, përveç njërës, vdiqën në kryeqytetin shtetëror Xalapa, përfshirë një vajzë të re që vdiç nga rrëshqitja e dheut që goditi shtëpinë e saj, raporton Reuters.
Ndërkohë, një i rritur vdiç nga një çati e shembur në qytetin e Poza Rikës më në veri të shtetit, tha Guvernatori i Veracruz, Cuitlahuac Garcia, në një konferencë për media. Përndryshe Grace ka goditur bregun meksikan si stuhi e kategorisë së tretë.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s